INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi zbuloi që do bashkëpunojë me rivalin e Noizyt, Enca sapo na tregoi që s’ka qenë kurrë në një lidhje?! [FOTO]

Pasi zbuloi që do bashkëpunojë me rivalin e Noizyt, Enca sapo na tregoi që s’ka qenë kurrë në një lidhje?! [FOTO]

Publikuar më: 16:56 23-08-2018

Është përfolur disa herë, por edhe pse 22-vjeç Enca s’ka qenë kurrë në një lidhje?

Tërheqja e Encës nga grupi OTR dhe prishja e marrëdhënies më Noizyn bëri bujë të madhe asokohe në media dhe që atëherë dy këngëtarët shpesh thumbojnë njëri-tjetrin në koncerte dhe intervista televizive.E këtë rivalitet mes tyre, Enca e ka çuar në një tjetër nivel duke zgjedhur për bashkëpunëtor në këngën e saj të re pikërisht Don Phenom.

Don Phenom është anëtar i grupit TBA dhe rival i Noizyt, të cilit i ka dedikuar edhe Diss me një këngë.

Enca, asnjëherë nuk është shfaqur në publik në krahët e një mashkulli dhe kurrë nuk ka bërë publike ndonjë marrëdhënie të sajën.

Pak më parë, ajo i ka habitur të gjithë kur në Instastory ka deklaruar se nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie dashurie me një mashkull, megjithëse është 22-vjeç. "Kurrë nuk kam pasur një lidhje, kam pasur vetëm takime (rendez-vous)"- ka shkruar këngëtarja në postim. Kujtojmë se edhe njëra prej këngëve që Enca do të lançojë këtë javë do të quhet Rendez-vous.

ca.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029988288879395