INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u tha se ‘Kiki’ e Drake i dedikohej Kim, vjen deklarata shokuese e Kanye West! ‘Ke bërë seks me gruan time?’ [FOTO]

Pasi u tha se ‘Kiki’ e Drake i dedikohej Kim, vjen deklarata shokuese e Kanye West! ‘Ke bërë seks me gruan time?’ [FOTO]

Publikuar më: 13:04 21-09-2018

Sapo “In my feelings” e Drake pushtoi globin dhe u bë një prej këngëve më virale që kemi dëgjuar, shpejt dolën dhe deklarata se kënga i dedikohej Kim Kardashian.

Nëpërmjet disa videove të drejtpërdrejta në Instagram, Kanye i drejtohet personalisht reperit Drake dhe i kërkon llogari atij në lidhje me thashethemet për lidhjen që ai ka pasur me Kim.

“Fakti që njerëzit janë duke bërë thashetheme apo duke menduar se ke bërë seks me gruan time dhe ti nuk thua asgjë dhe e le me aq, nuk është shenjë e mirë”.

Ti e di, nëse do të kisha të dashur nga Chicago dhe do quhej Renita dhe ti do të martoheshe me Rihannën, unë nuk do bëja këngë e ta titulloja Riri. Kështu që nuk ke përse të thuash se nuk e di sesi ndodhi, sepse je shumë i zgjuar për këtë”.

Ne jemi një familje, jemi të dashuruar, mos u ngatërro me ne”, shtoi West.

 

Article Logic
Execution time: 0.0074698925018311