INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u tha që Getoari e la pa punë, rikthehet Marina me një emision me moderatorin e njohur? Zbuloni ç’thotë ai! [FOTO]

Pasi u tha që Getoari e la pa punë, rikthehet Marina me një emision me moderatorin e njohur? Zbuloni ç’thotë ai! [FOTO]

Publikuar më: 14:22 24-04-2019

Marina Vjollca është një prej moderatoreve më të komentuara dhe më të dashura për publikun shqiptar. Prej disa muajsh Marinën nuk e kemi parë më në ekran dhe fillimisht u tha që Marina mbeti larg televizionit prej kërkesa të partnerit të saj Getoarit. Mirëpo para disa javësh ajo njoftoi se projektet e saj të reja po vijnë.

Gazetari dhe moderatori i njohur Eraldo Rexho, ka qenë i ftuar sot në “Klubi i Mëngjesit” dhe ka hapur dyshime se mes tij dhe Marinës mund të ketë një bashkëpunim për një projekt televiziv lidhur me këngëtarët shqiptarë.

Ai u pyet nëse do të punojë në Tv Klan ndonjëherë meqë asnjëherë nuk e kemi parë aty dhe Eraldo u përgjigj që po.

Po, do të jem në Klan në shtator, për diçka që ka lidhje me këngëtarët shqiptarë” – është përgjigjur ai dhe më pas u pyet nëse do të punojë në projektin e Marinës, sepse ata njihen për shoqërinë e tyre dhe i kemi parë shpesh bashkë.

“Me Marinën jam takuar se kemi shkuar në Kishën e Laçit për të ndezur një qiri“ – ka thënë duke qeshur Eraldo duke mos dashur të zbulojë më shumë.

pela.png

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105