INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi reagoi nga qelia, lirohet nga burgu STRESI? Shoku i tij i nxjerr “sekretin” me këtë postim [FOTO]

Pasi reagoi nga qelia, lirohet nga burgu STRESI? Shoku i tij i nxjerr “sekretin” me këtë postim [FOTO]

Publikuar më: 16:49 24-10-2018

Stresi ka qenë emri më i lakuar i ditëve të fundit në të gjitha mediat shqiptare. Reperi shqiptar u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në Linzë, pasi u gjet me drogë dhe armë zjarri. Ai gjithashtu akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që operon në Tiranë dhe pak ditë më parë gjykata vendosi ta lerë në burg.

Reperi ditën e sotme i surprizoi ndjekësit me reagimin e tij në Instagram, i pari që pas arrestimit të tij. Ai ka vendosur të falenderojë të gjithë mbështetësit e këngës “Të du mom” e cila ka arritur mbi 1 milionë klikime pak ditë pasi u prezantua në “Kënga Magjike”.

Pas këtij postimi, një tjetër foto është duke bërë xhiron e rrjetit. Një shok i Stresit ka hedhur një foto ku shfaqet krah babait të reperit, Sali Lushajt dhe shkruan poshtë saj se pas dy javësh reperi i njohur do të lirohet.

shq.png

Article Logic
Execution time: 0.0027239322662354