INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Noizy fitoi ''milionat'' me skedina, Blerim Destani sapo humbi këtë bast me Dafina Zeqirin, zbuloni për çfarë bëhet fjalë [FOTO]

Pasi Noizy fitoi ''milionat'' me skedina, Blerim Destani sapo humbi këtë bast me Dafina Zeqirin, zbuloni për çfarë bëhet fjalë [FOTO]

Publikuar më: 21:45 27-06-2018

Po ju si keni dalë me skedinat dhe bastet në këtë periudhë Botërori? 

Para pak ditësh pas ndeshjes Poloni-Kolumbi, Noizy na tregoi skedinat e tij fituese të cilat kapnin vlerën 15 mijë euro. Por nëse Noizy fiton, nuk ndodh e njëjta gjë me mikun e tij Blerim Destanin.

Në përballjen e sotme mes Koresë dhe Gjermanisë, kjo e fundit humbi nga dy golat e futbollistëve koreanë. Për këtë arsye të gjithë tifozët gjermanë janë zhgënjyer e disa prej tyre kanë humbur edhe bastet e vëna. Një ndër ta është edhe aktori Blerim Destani, i cili duke qenë se jeton prej vitesh në Gjermani sigurisht që do të ishte mbështetës i saj. Por ai ka humbur bastin me këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila në këtë botëror mbështet Suedinë,. Dafina ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotografi të Blerimit dhe ka shkruar: “E humbe bastin Blerim Destani. Përpara Suedia. Poshtë Gjermania”.

blda.png

Article Logic
Execution time: 0.0026159286499023