INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Loredana lajmëroi ndarjen nga Mozzik, reperi jep lajmin e papritur [FOTO]

Pasi Loredana lajmëroi ndarjen nga Mozzik, reperi jep lajmin e papritur [FOTO]

Publikuar më: 12:29 13-10-2019

Reperi i njohur, Mozzik ka qenë në qendër të mediave rozë këto kohë për shkak të raportit mjaft të ndërlikuar me ish-partneren e tij, Loredana. Pas shumë spekulimesh, reperja konfirmoi në rrjetet sociale se tashmë ishte një nënë beqare dhe se duhej të punonte për vajzën e saj, Hana.

Pavarësisht të gjitha problemeve, Mozzik ka zgjedhur të vazhdojë me projekte të reja muzikore, duke lënë pas gjithçka ka ndodhur në jetën e tij private.

“Ju se dini akoma çfarë kënge kam përgatitur, prapë, më mirë që nuk e dini”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij më të fundit në ‘Instastory’. Mesa duket Mozzik ka vendosur të rikthehet edhe më fuqishëm se më parë, duke sjellë më shumë këngë.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë reperi u rikthye në një koncert mjaft të suksesshëm krah vëllait tij, Getinjo në Tiranë.

37086DA2-F5D6-4E22-B79F-22AEBDB92BBF-225x400.png

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648