INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E morët vesh? Bella Hadid dhe The Weeknd nuk janë rikthyer bashkë!

E morët vesh? Bella Hadid dhe The Weeknd nuk janë rikthyer bashkë!

Publikuar më: 15:29 13-10-2019

Bella Hadid dhe The Weeknd u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit në festën e ditëlindjes së modeles dhe të gjithë menduam se ata të dy ishin rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Thuhej se ata kishin kaluar gjithë mbrëmjen bashkë dhe më pas janë larguar drejt apartamentit të tyre.

Por ndryshe nga çfarë është raportuar në disa media, është mësuar se dyshja e njohur nuk janë bashkë. Një përfaqësues i The Weeknd i ka hedhur poshtë fjalët, duke treguar për “People” se ata janë takuar thjesht si miq. Madje The Weeknd e ka thënë vetë këtë gjë përmes disa mesazheve në rrjete sociale.

Këngëtari ka publikuar një postim të vjetër të tij në të cilin thuhej: “Nëse unë nuk e konfirmoj vetë, atëherë nuk është e konfirmuar”. Bella dhe The Weeknd i dhanë fund lidhjes disavjeçare në gusht të këtij viti, për shkak të distancës mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551