INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Kourtney ndahet nga Younes Bendjima, motrat Kardashian sulmojnë dhe thumbojnë keq këtë të fundit

Pasi Kourtney ndahet nga Younes Bendjima, motrat Kardashian sulmojnë dhe thumbojnë keq këtë të fundit

Publikuar më: 12:44 08-08-2018

Mendohuni dy herë pra se çfarë veprimi apo sjellje do të keni me motrat Kardashian, pasi mund t’ju kushtojë shumë. Ky është mesazhi që ato kanë dhënë sot për të gjithë njerëzit. 

Lajmi më i komentuar dhe më i qarkulluar sot në media është se Kourtney Kardashian i ka dhënë fund lidhjes së saj me modelin shumë vite më të ri Younes Bendjima. Por ajo që ka bërë akoma më shumë zhurmë është se ai fill pas ndarjes është fotografuar me një ish-kamariere e quajtur Jordan Ozuna duke qëndruar shumë afër bashkë në Mexico.

4EE8699F00000578-6036551-image-a-107_1533669306362.jpg

4EE86B7500000578-0-image-a-1_1533666505429.jpg


Flitet se ishte Kourtney që ia ka dhënë fund lidhjes, por motrat e saj janë këtu për ta suportuar atë dhe për t’i ofruar mbështetje. Por gjithashtu nga ana tjetër, Kim dhe Khloe Kardashian do ia nxjerrnin inatin edhe ish të dashurit të saj për veprimin e pahijshëm që ai ka bërë.
Modeli i njohur ka justifikuar veten duke postuar Insta Story dhe për t’i hedhur poshtë të gjitha thashethemet që shkruhen. Ai përveçse ka mohuar faktin që është me dikë tjetër, ai është shprehur se ajo është vetëm shoqja e tij dhe bashkë me të ishin edhe 12 njerëz të tjerë.


Ka mjaftuar thjesht kjo gjë dhe motrat Kardashian janë hedhur në sulm për ta thumbuar.

“Foto të bukura nga ‘udhëtimi me djemtë’...", ka shkruar Kim Kardashian me ironi.


“Alexa, luaj këngën ‘Heard It All Before’ nga Sunshine Anderson”, ka shkruar Khloe, e cila nënkupton një djalë që vazhdon i justifikohet të dashurës dhe i kërkon falje vazhdimisht.

 

-640-0-5b6a96a41f91a.jpg

-640-0-5b6a96a4bae89.jpg


Kourtney Kardashian ende nuk ka reaguar mbi ndarjen me Younes Bendijma.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030441284179688