INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi konfirmuan se do të bëhen prindër, Kiara dhe Luizi rrëfejnë DETAJET si e kanë pritur lajmin e ëmbël

Pasi konfirmuan se do të bëhen prindër, Kiara dhe Luizi rrëfejnë DETAJET si e kanë pritur lajmin e ëmbël

Publikuar më: 18:33 22-11-2023

Prej javësh në mediat rozë e rrjetet sociale qarkullonte lajmi se Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, cifti i formuar në "BBVIP 2", ishin në pritje të ëmbël, teksa po ashtu thuhej se ata do të bëheshin me vajzë. E gjithcka ka rezultuar e vërtetë, teksa dyshja e njohur e kanë konfirmuar lajmin në mënyrën më të bukur, me anë të këngës së fundit dhe videklipit të publikuar nga vetë Luizi, një dedikim dashurie për Kiarën dhe vajzën që do të vijë në jetë.

Moderatorja ka bërë edhe reagimin e parë në rrjetet e saj sociale pas lajmit të bukur, duke rrëfyer edhe si cifti e ka pritur këtë moment dhe si ndihen që do të bëhen prindër:

"Ne, kur e mësuam lajmin, na la pa frymë, mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë sonë, që mezi presim t’i shohim sytë dhe t’i prekim duart. Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë sonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3.”

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557