INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi ishte ‘zhdukur’ prej një viti, këngëtarja e njohur shqiptare poston fotot e plagëve dhe rrëfen aksidentin fatal [FOTO]

Pasi ishte ‘zhdukur’ prej një viti, këngëtarja e njohur shqiptare poston fotot e plagëve dhe rrëfen aksidentin fatal [FOTO]

Publikuar më: 19:02 12-11-2018

Edhe pse ajo u spikat në spektaklet e talenteve prej një viti tashmë nuk e kemi parë aspak aktive në skenën e muzikës shqiptare.

Po flasim pikërisht për këngëtaren Edona Vatovci e cila mund të themi se ishte “zhdukur” për disa kohë për arsye të cilat ajo i ka zbuluar së fundmi.

Në muajin maj të 2017-s, këngëtarja përjetoi një episod aspak të lehtë në jetën e saj. Edona tregoi për “Prive” se u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë, ngjarje prej së cilës fatmirësisht shpëtoi, ndonëse me pasoja fizike.

Kjo është dhe arsyeja pse publikon në rrjetet sociale foto nga pajisjet që mban në këmbë apo shenjat që dëshmojnë dëmtimin e saj.

Në njëvjetorin e ngjarjes, ajo bëri një dedikim emocional:

“Sot festoj vazhdimësinë, vullnetin dhe kurajën, duart e kujdesura dhe katër metalet, që gjithmonë do i kam në shpinë”.

edona2.jpg

edona1.jpg

edona3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162