INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaroi se do të hiqte dorë nga muzika, tani Zanfina Ismaili rrëfen për sëmundjen e rrallë: As mjekët nuk e dinin se çfarë ishte [FOTO]

Deklaroi se do të hiqte dorë nga muzika, tani Zanfina Ismaili rrëfen për sëmundjen e rrallë: As mjekët nuk e dinin se çfarë ishte [FOTO]

Publikuar më: 19:29 12-11-2018

Ka kaluar goxha kohë që kur Zanfina Ismaili nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor. Madje këngëtarja pak kohë më parë ka deklaruar se do ta linte muzikën

E ftuar së fundmi në emisionin “Tour de Cool”, ka rrëfyer për herë të parë një pjesë të fëmijërisë së trishtë për shkak të sëmundjes së rrallë.

Atëherë vetëm 10 vjeç, asnjë nga mjekët në Kosovë nuk arrinin ta zbulonin se çfarë ia shkaktonte dhimbjen në kocka dhe deformimin në pjesën e shtyllës kurrizore. Zanfina tregoi se shumë vite më pas, mësoi se në fakt, ajo vuante nga sëmundja e skoliozës.

“Kur kam qënë e vogël, besoj 10 vjeç, kisha probleme me kockat në pjesën e kofshave. Mjekët nuk e dinin se çfarë është, në atë kohë nuk njihet aspak sëmundja e skoliozës. Shtylla ime kurrioze ishte e shtrembëruar. Kam vizituar shumë mjek, mami nuk ka lënë mjek ortoped pa më dërguar. Kujtoj që dhimbjet ishin të tmerrshme dhe u detyrova që të mos shkoja në shkollë për shumë muaj. Dhe e kam zbuluar se çfarë kisha shtatë ose tetë vite më parë! Edhe tani kam dhimbje, në pjesën e shpinës sidomos por mundohem që të mos marr mjekim se nuk dua të jem e varur ndaj tyre” – u shpreh këngëtarja.
Skolioza njihet ndryshe si shtrembërim i boshtit të kurrizit. Skolioza është një sëmundje gjerësisht e përhapur në popullatë dhe që konsiderohet si një prej patologjive që prish ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve.

zanfina3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033671855926514