Debutimi i Ronaldos në Seria A nuk ishte me gol, por me një hundë të thyer. Portieri i Chievos, Stefano Sorrentino, pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen ndaj Juventusit. Ai humbi ndjenjat pas një përplasje me Cristiano Ronaldon dhe më pas përfundoi në spital me hundë të thyer.
Mirëpo, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar ndjesë, ndërsa lajmin e konfirmoi Sorrentino, përmes një postimi në Tëitter.
“Kam marrë një mesazh nga Ronaldo që më ka dëshiruar shërim të shpejtë. Faleminderit legjendë”, shkroi Sorrentino.









18 Dec 2025 





