UEFA ka publikuar listën me 3 kandidatët për çmimin “Lojtari më i Mirë i Vitit” për sezonin që lamë pas 2017/18.
Ndoshta nuk do ta besoni por Lionel Messi ka përfunduar jashtë kësaj gare që ka vetëm 3 protagonistë: Luka Modric (Kroaci – Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugali – Real Madrid, tani Juventus), Mohamed Salah (Egjipt – Liverpool).
Lista e ngushtë prej tre futbollistëve u përzgjodh nga një juri e përbërë nga 80 trajnerë të klubeve që morën pjesë në fazën e grupeve të edicionit 2017/18 të Ligës së kampionëve dhe Evropa Ligës, bashkë me 55 gazetarë të përzgjedhur nga Sports Media grup (ESM), që përfaqësojnë secilin anëtarë të UEFA-s.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të hënën më 30 gusht në Monaco, gjatë hedhjes së shortit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Kandidatët për çmimet e tjera
Portieri i sezonit: Alisson Becker, Gianluigi Buffon, Keylor Navas
Mbrojtësi i sezonit: Marcelo, Sergio Ramos, Raphaël Varane
Mesfushori i sezonit: Kevin De Bruyne, Toni Kroos, Luka Modrić
Sulmuesi i sezonit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah
Më i miri në Europa League: Diego Godín, Antoine Griezmann, Dimitri Payet









18 Dec 2025 





