INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i tha jo Ermal Mamaqit për në ''Klan'', Turjan Hyska kapet ''mat'' me ... [FOTO]

Pasi i tha jo Ermal Mamaqit për në ''Klan'', Turjan Hyska kapet ''mat'' me ... [FOTO]

Publikuar më: 20:51 13-04-2018

Para disa ditësh në media u përhap vrullshëm lajmi se Turjan Hyska do të braktisë televizionin ku punon prej vitesh, Vizion Plus.


Xing.al raportoi se Turi do të fillonte një emision të ri në Klan Plus. Por një gjë e tillë turi para disa ditësh e mohoi me anë të një videoje dhe fotoje që postoi në Instagamin e tij personal.

“O Ermal Mamaqi ç’na bëre se na çave telefonin. Do shkosh me pushime në Berat do rrish 6 muaj, ja mbaje mend këtë s’di ç’të të bëj”, është shprehur Turi për Ermal Mamaqin, pasi ky i fundit përhapi lajmin.

Por mesa duket Turi nuk na ka thënë të vërtetën, ditën e sotme ka dalë një provë shumë e fortë e cila me siguri do iu bëjë edhe juve të mendoni se moderatori së shpejti nuk do të jetë më pjesë e Vizion Plus.

Sipas të gjitha zërave që qarkullojnë në media, pritet që ai të largohet nga Vizion Plus drejt televizionit Klan.

Ky lajm përforcohet akoma më shumë nga një foto e shkrepur ditën e sotme, ky Hyska shihet i ulur në një kafene nën shoqërinë e pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj.

Nuk dihet akoma se çfarë programi do të drejtojë Turjani në TV Klan, por duket se kalimi i tij nga Vizioni në TV e Frangajt, është vetëm një çështje kohe.

dfgdfg-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053