Moderatori Flori Gjini ka ironizuar përsëri Donald Veshaj në rrjetet sociale. Flori publikoi një video në profilin e tij TikTok ku realizon trendin e fundit të aplikacionit.
“Mund të kisha thënë që nuk bën për prezantim, por nuk e bëra dhe thashë nuk është keq për atë format”– thuhet gjatë videos.
Vëmendje ka tërhequr edhe mbishkrimi që moderatori i ka vendosur videos: “Për kë mendon ti?” Ndërsa ndjekësit e tij e kanë lidhur menjëherë këtë video ironike pikërisht me Donald Veshajn, pas përplasjes virtuale herën e kaluar.









13 Dec 2025 





