INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi gjakosi fansin në Barcelonë, Justin Bieber grushton një boksier [FOTO]

Pasi gjakosi fansin në Barcelonë, Justin Bieber grushton një boksier [FOTO]

Publikuar më: 18:45 04-12-2016

Edhe këtë kishte mangët! 

Mesa duket Justin Bieber-it i ka hyrë ne zemër boksi, kështu që vendosi dorezat, mbrojtësen dhe i lëshoi disa grushta një trajneri boksi në palestrën Ten Goose Boxing në Kaliforni.  Mos vallë fansi që Justin grushtoi në Barcelonë i ka thënë se godet si femër dhe ai ka dashur të përmirësojë aftësitë?! Ose ndoshta ka shkuar thjesht për të çliruar energjinë negative. Por nuk është hera e parë që 22 vjeçari ka qenë në këtë palestër, pasi më parë ai ka marrë leksione edhe nga kampioni Floyd Mayweather. Duke gjykuar fotot, Bieber e ka marrë shumë seriozisht dhe dukej me të vërtetë i përqendruar.

Ngri duart lart dhe mbrohu Justin!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717