INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Evi Reçi flet për eksperiencën më të re në karrierën e saj dhe nuk është kënga por diçka tjetër [VIDEO]

Evi Reçi flet për eksperiencën më të re në karrierën e saj dhe nuk është kënga por diçka tjetër [VIDEO]

Publikuar më: 19:00 04-12-2016

Nuk ka qenë e lehtë, por ja dola mbanë! 

Duket sikur Evi di ti bëjë të gjitha. Ajo e sukseshme jo vetëm në tregun muzikor, por edhe në profesionin e saj të vërtetë, për të cilin ka studiuar në Firence, për gazetarinë. 

Këngëtarja Evi Reçi, e ftuar në “Tek Une me Arjola Shehu”, ka treguar rreth eksperiencës së saj në një nga gazetat me prestigjoze italiane, siç është “La Repubblica”. 

“Jam pjesë e redaksise ss “La Republiça” për qytetin e Firences. Është një redaksi jo shumë e madhe, por me shumë peshë. Unë thjesht dërgova një CV, kalova disa intervista ku më bënë disa pyetje kyçe për gazetarinë dhe menjëherë fillova. Për mua ishte e pabesueshme. Kur mora telefonatën pyesja vetën se çfarë po ndodhte, por po, ishte e vërtetë, unë isha përzgjedhur për të qenë pjesë e stafit të kësaj gazete.” tregon këngëtarja e njohur.  

“Mua më pelqen shumë televizioni dhe radio, edhe pse aktualisht jam pjesë e shtypit të shkruar. Kam biseduar me Repubblica Tv dhe ndoshta shumë shpejt do të jem pjesë edhe e televizionit, ku bëhen video dhe dokumentare të ndryshëm”, perfundon Evi. 

Por si eshte jeta mes Italisë dhe Shqipërisë? Cilat janë projektet e ardhshme të Evit? A ka ndërmend artistja që të kthehet përfundimisht në Shqipëri? Këto dhe të tjera i zbuloni në videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0040221214294434