INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi fshiu këngën që krijoi për të, Mevlani sërish dedikim për Ledjanën?! Arjan Konomi e nxjerr zbuluar

Pasi fshiu këngën që krijoi për të, Mevlani sërish dedikim për Ledjanën?! Arjan Konomi e nxjerr zbuluar

Publikuar më: 14:25 12-12-2021

Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Por pas përfundimit të programit, jo vetëm që nuk vazhdojnë njohjen, por as nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin. Madje Mevlani ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj, që e ka përpunuar dhe e ka publikuar sërish, pa emrin e Ledjanës.

Mirëpo, së fundmi ai ka publikuar një tjetër këngë, me titull “Gëzuar ditëlindjen”, në bashkëpunim me Petro Xhorin. Por dëgjuesit kanë kapur një detaj: Ledjana feston ditëlindjen më 19 dhjetor. Ndaj, janë shumë komentet që edhe ky projekt është dedikim për ish-konkurrenten.

Për më tepër, dyshime ka hedhur edhe opinionisti Arjan Konomi, i cili ruan marrëdhënie të mira me të dy. Ai ka shpërndarë në Instastory, këngën dhe ka pyetur publikisht Mevlanin: “Kush e ka ditëlindjen se Ledjana e ka tani”.

31CEE80E-BDDA-4F0B-B856-3E900A6E72BF-169x300.png

 

Ndërkohë, Ledjana nuk ka reaguar, edhebpse duket sikur ka arsye. Pak kohë më parë, ajo foli për të dashurin e ri, ndonëse nuk preferoi të jepte detaje.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164