INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Janullatos: Korrupsioni e arroganca po e çojnë shoqërinë në dekadencë [VIDEO]

Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Janullatos: Korrupsioni e arroganca po e çojnë shoqërinë në dekadencë [VIDEO]

Publikuar më: 15:01 27-04-2019

Në një video- mesazh, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Anastas Janullatos i çoi një mesazh të gjithë besimtarëve ortodoksë të cilët nesër festojnë Pashkët ortodokse.

Janullatos u shpreh se padrejtësia, korrupsioni, gënjeshtra, arroganca e vrasin paqen duke e cuar shoqërinë në dekadencë.

"Ngjallja e Krishtit na ofron shpresë të pamasë, kjo shpresë buron nga lajmi i gëzuar se U mund vdekja armiku i paepur i njeriut , e mundi krishtin Ngjallja forcon shpresën për tu përballur me vdekjen me cdo energji vdekje prurëse që na mundon, do të mposhten përfundimisht padrejtësia smira korrupsioni gënjeshtra arroganca që e vrasin paqen dhe duke e cuar shoqërinë në dekadancë. Gjithashtu shpresa paskale na jep fuqi dhe na siguron se me anë të ndriçimit të krishtit do të gjenden rrugët e shumëllojshme pakrye, politike, fetare, sociale.Krishti u ngjall vllezër dhe motra, shpresa paskale do të ndriçojë jetën tone, ishte ky mesazhi i Janullatos.

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164