INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janullatos uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje të bekuara!

Janullatos uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje të bekuara!

Publikuar më: 11:20 24-12-2018

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

Ai ka uruar Krishtlindje të bekuara, duke bërë thirrje për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

“E kremtja e Krishtlindjes vjen të ofrojë antidotin e efektshëm. Viti i Ri le të jetë përplot me sigurinë e pranisë së Krishtit”, uroi Janullatos.

“Një pasiguri e përgjithshme është përhapur si re pluhuri bërthamor në mbarë shoqërinë e sotme, duke shkaktuar vështirësi shqetësuese në frymëmarrje. Shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji. Të tjerë kërkojnë miq të fortë, njerëz me pushtet politik dhe ekonomik. Disa gjejnë strehë në ideologji të çuditshme fetare me origjinë aziatike. Me mënyra të shumëllojta njerëzit synojnë të fitojnë siguri.

E kremtja e Krishtlindjes vjen që të na ofrojë antidotin e efektshëm kundër virusit të pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen dhe në ndërgjegjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet se “Perëndia është me ne”. Pikërisht ky është kuptimi i emrit të Shpëtimtarit që po vjen: “Emanuel”. Fjala e Perëndisë “u bë mish dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14)” thuhet në mesazhin e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse.

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311