INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas zjarrit të frikshëm në Amazonë, vjen një lajm i mirë

Pas zjarrit të frikshëm në Amazonë, vjen një lajm i mirë

Publikuar më: 19:49 23-08-2019

Mushkëria e planetit, pylli tropikal i Amazonës po digjet me një rritëm tepër të lartë. Sipas autoriteteve, vetëm që nga e enjtja e kaluar janë zbuluar mbi 9,500 zjarre nga satelitët. Qeveria dhe organizatat e mjedisit po fajësojnë njëra tjetrën për gjendjen.

Mirëpo, pas ditësh flakë të llahtarshme që shkrumbuan gjithçka, në pyllin e Amazonës ka ndodhur diçka shumë e bukur. E huaja “Express.co.uk” shkruan se në disa zona të pyllit të Amazonës ka nisur të bjerë shi, gjë e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Megjithatë, sipërfaqja e Amazonës është tepër e madhe dhe shiu ka rënë vetëm në disa zona të caktuara, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të digjet.

Djegia e Amazonës do të sjellë ndryshime të mëdha në ekosistem, duke ndikuar ndjeshëm edhe në ngrohjen globale.

SHIU.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046219825744629