INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
26-vjeçari u vra pse pikonte kondicioneri, babai zbulon detajin tronditës: Sikur të kisha fuqi…

26-vjeçari u vra pse pikonte kondicioneri, babai zbulon detajin tronditës: Sikur të kisha fuqi…

Publikuar më: 18:29 23-08-2019

Tirana u trondit dje nga një ngjarje e rëndë. 26 vjeçari Indrit Çelaj u vra dje paradite nga dy vëllezërit, G.K dhe A.K 31 dhe 28 vjeç, pasi kondicioneri që ai kishte montuar pikonte.

Babai i të riut ka dhënë një detaj që e bën akoma më tronditëse këtë ngjarje. Në shtator 26-vjeçari do të fejohej, por vëllezërit Kusi, që sic rezultoi janë persona me precendentë të mëprashëm penale ia morën jetën dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga policia. 

“Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…” ka thënë ndër të tjera për Ora News babai i Indrit Çelaj.

“Kjo është fakteqësi e madhe. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Cuni është vrarë ne 11 paradite une e  mora vesh në orën 19:00 në darkë.  Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re”, tha i ati.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156