INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vdekjes së Adelës, flet mikesha: E mbajte gjithë sekretin tënd…Kaq paska qenë e shkruar [FOTO]

Pas vdekjes së Adelës, flet mikesha: E mbajte gjithë sekretin tënd…Kaq paska qenë e shkruar [FOTO]

Publikuar më: 16:32 29-10-2017

Mëngjesi i sotëm ka qenë vërtet i trishtë për të gjithë pasi gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Adela Xhamani u gjet e vdekur në shtëpinë e saj pasi dyshohet se shkak ishte atak kardiak. Mikesha e gazetares Xhamani, Dorina Mema, duke postuar foton e Adelës kujton fjalët e fundit që ajo i ka thënë në një takim pak kohë përpara se të ndahej nga jeta.

“Nuk desha kurrë të lexoja këtë lajm o Adela bukur.. mu rrotullua qielli.

Nuk ka shumë kohë që më the: më jep pak forcë borxh se dhe forca për të zgjuar dëshira për jetë më është shuar!

E mbajte gjithë sikletin, sekretin tënd e nuk mërzite kurrë asnjeri. Kaq paska qenë e shkruar por shpresoj që të kesh qenë e lumtur për aq sa jetove o e bukra ime. See you in paradise my friend” përfundon Dorina./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625