INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy njerëzit më të afërt të Adela Xhamanit nuk i dhanë dot lamtumirën e fundit gazetares

Dy njerëzit më të afërt të Adela Xhamanit nuk i dhanë dot lamtumirën e fundit gazetares

Publikuar më: 22:04 01-11-2017

Një peng i madh në jetët e tyre…

Mesditën e të hënës, gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Adela Xhamani u përcoll në banesën e fundit, pas ndarjes së saj tronditëse nga jeta në moshën 31 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Qytetarë të Kavajës qytetit të saj të lindjes, por edhe shumë miq e të afërm nderuan kujtimin e saj në homazhet që u mbajtën në kinemanë e qytetit, por lamtumirën e fundit nuk kanë mundur t'ja japin dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj, vëllai dhe motra.

Mësohet se ata janë emigrantë në Gjermani dhe për arsye që ende nuk dihen, vëllai dhe motra e Adelës nuk kanë mundur të jenë në Kavajë për ceremoninë mortore të motrës së tyre të ndjerë. Vdekja e Adelës u përcoll me mesazhe të shumta nga ata që e njihnin drejtpërdrejt, por edhe nga ata të cilët e kishin parë vetëm në televizor, shkruan noa.al.Adela u nda nga jeta mëngjesin e të dielës, si pasojë e një ataku kardiak. Ajo u bë e njohur në një show televiziv, “Big Brother”, dhe më pas punoi në disa media, kryesisht në shtypin rozë.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941