INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas takimit me Mogherinin, presidenti Ilir Meta ka një mesazh

Pas takimit me Mogherinin, presidenti Ilir Meta ka një mesazh

Publikuar më: 10:36 18-04-2018

Pas takimit që pati me përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini, presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh. Takimi mes Mogherinit dhe Metës i zhvilluar në ambientet e presidencës zgjati rreth 30 minuta. Presidenti Ilir Meta ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara në zbatimin e reformave përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, të hapur sot. 

meta_twitter.png

Meta ka postuar një foto nga takimi i zhvilluar me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini. Presidenti ka preferuar që të jap edhe një mesazh në rrjetin social Twitter ku shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për vazhdimin e reformave që kërkohen vendi pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave.

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449