INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas suksesit të 'Alpha Show' në Tiranë, NOIZY jep lajmin fantastik për fansat e tij: Do të bëjmë…

Pas suksesit të 'Alpha Show' në Tiranë, NOIZY jep lajmin fantastik për fansat e tij: Do të bëjmë…

Publikuar më: 16:33 20-08-2022

Rigels Rajku ose Noizy e mbajti premtimin dhe dhuroi një mbrëmje të paharrueshme në sheshin “Nënë Tereza” më 14 gusht.

Reperi e vërteton më së miri shprehjen që sa më shumë arrin aq më shumë kërkon nga vetja. Noizy, Alpha Show-n ka vendosur ta kthejë në një traditë të përvitshme në Tiranë. Dhe jo vetëm, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Këtë ka lënë të kuptohet Rigelsi me Instastoryn e fundit ku shkruan: “2023 ju premtoj që do bëjmë diçka shumë të madhe. Shkup-Prishtinë-Tiranë.”

 auto_111-21660909519.jpg

 

 

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë së fundmi, Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet tashmë me një numër të madh prej 15 mijë pjesëmarrësish dhe shitjen më të lartë të biletave për herë të parë në Shqipëri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032050609588623