INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas skandalit të tradhtisë, fansat çmenden pas Jordyn Woods në Twitter [FOTO]

Pas skandalit të tradhtisë, fansat çmenden pas Jordyn Woods në Twitter [FOTO]

Publikuar më: 16:38 22-05-2019

Para disa javësh, ajo mori vëmendje për shkak të tradhtisë, ku thuhej se basketbollisti, Tristan Thompson kishte shkëmbyer puthje me të në një festë.
Në atë kohë, Tristan ishte i lidhur me Khloe Kardashian, me të cilën ka një vajzë. Mos të harrojmë se Jordyn ishte mikesha më e mirë e Kylie Jenner, prandaj motrat Kardashian nuk e falën për veprimin, madje e përjashtuan nga të gjitha festat familjare.
Pas skandalit të bujshëm të tradhtisë me Tristan Thompson, Jordyn Woods duket se po merr vëmendje për mirë. Dje ajo publikoi një foto në llogarinë e saj personale në Twitter, ku nxirrte në pah linjat trupore me xhaketën portokalli që kishte veshur.
Fansat nuk ngurruan ta komplimentojnë për paraqitjen. Shumë vajza i shkruanin se grimi dhe veshja e saj ishte e përkryer. Me sa duket,Jordyn po rikthehet sërisht në faqet rozë si një vajzë me ndikim në fushën e modës.

jordynn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041728019714355