INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shumë vitesh, Kim Kardashian thyen heshtjen, flet për videon P*RNO që e bëri të famshme!

Pas shumë vitesh, Kim Kardashian thyen heshtjen, flet për videon P*RNO që e bëri të famshme!

Publikuar më: 19:31 06-06-2021

Me siguri të gjithë ju e mbani mend si u bë e famshme Kim Kardashian…përmes një videoje erotike! Megjithëse ajo ka folur më parë për këtë temë, së fundmi në një intervistë për “Los Angeles Times”, 40 vjeçarja ka treguar se fakti që foli publikisht për të, e ndihmoi të përballonte momentin e sikletshëm.

“Producentët donin shumë që unë të flisja. Dhe unë nuk do të kisha folur nëse nuk do të ishte reality show. Ndonjëherë mendoja ‘OK, e di që tani duhet të merem me këtë çështje. Dikush do më pyes, kështu që duhet të ec përpara dhe të flas’. Në një farë mënyrë, spektakli na ka ndihmuar që të përballojmë shumë gjëra, në vend që t’i fshihnim nën tapet. Në fund të ditës, unë kam qenë gjithmonë e hapur dhe e sinqertë dhe doa të ndaja çdo gjë që po kaloja. Nuk do të përmbahesha”, është shprehur Kim.

Në vitin 2007-të, video intime e Kim bëri xhiron e botës dhe në një kohë të shkurtër ajo arriti të merrte shumë famë prej saj. Ylli i televizionit dhe ish i dashuri i saj, Ray J, flimuan njëri-tjetrin duke kryer marrëdhënie në 2002, por klipi doli në rrjet pesë vite më vonë. Video u publikua në të njëjtën kohë që Kim dhe familja e saj ishin gati të transmetonin seritë e parë të “Keeping Up With The Kardashians”.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377