INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shtyrjes së negociatave, PD kërkon largimin e Bushatit, LSI largimin e Ramës, reagon ministri: Sot një ditë e gëzuar [FOTO]

Pas shtyrjes së negociatave, PD kërkon largimin e Bushatit, LSI largimin e Ramës, reagon ministri: Sot një ditë e gëzuar [FOTO]

Publikuar më: 20:26 26-06-2018

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pak pas vendimit të KE për shtyrje e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit tjetër. Përmes një statusi në “Facebook” Shehu i kthehet Bushatit, ndërsa pyet se cilin falënderoi ministri. Mes të tjerash ai theksoi se Bushati duhet të japë dorëheqje pas dështimit me negociatat.

tanos.png

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë shkruan se Rama dhe Bushati e quajnë dështimin sukses. Sipas tij ky ishte një dështim i plotë i qeverisë shqiptare dhe narkoshtetit.

bero.png

 

Edhe kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku ka theksuar se BE nuk ka hapur negociatat për shkak të korrupsionit dhe krimit qeveritar.

 polli.png

 

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se “Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”, pasi ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019.

“Është përcaktuar një afat kohor, qershori i vitit 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Edhe në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi është përcaktuar një afat kohor”,- deklaroi Bushati.

Ministri shtoi se “Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh shumë qartë, gjithashtu edhe Presidenca e BE-së” dhe tanimë, sipas tij, Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE.

“Kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria nga momenti që mori statusin e vendit kandidat është impresionues, por që duhet të thellohet edhe më tej në muajt në vijim”,- deklaroi Bushati.

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot në mbrëmje se dështimi me procesin e integrimit ka vetëm një fajtor. Vasili tha se Edi Rama duhet të mbajë tani përgjegjësitë politike dhe duhet të largohet.

“Kryeministri është ai fajtori i vetëm që na la jashtë Europës, falënderimet janë idiotësira. Kryeministri vendosi publikisht votbesimin e tij tek hapja e negociatave kete qershor. Këtë votëbesim e humbi në mënyrë tragjike për veten e tij. Tani duhet të largohet sa më parë”,– shprehet Vasili.

Ai e cilësoi si absurd qëndrimin e qeverisë pas vendimit negative të BE që shpreh falenderime për vendet e BE. Vasili shprehet se kjo është një sjellje budallalliku që e bënë qesharake qeverinë.

petros.png

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934