Javën e kaluar rikujtojmë se Atdheu pati disa ngacmime me moderatoren e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku dhe i premtoi se kur të takoheshin do ti sillte një buqetë me lule. Mesa duket e mbajti fjalën.
Pak ditë më parë Krista ka festuar ditëlindjen dhe në mesnatë moderatoret Tea dhe Olesia i kanë shkuar në shtëpi surprizë, por ato nuk ishin vetëm!
Surpriza e mbrëmjes ishte Atdheu I cili është shfaqur me një buqetë me trëndafila në derë. Krista është habitur dhe hutuar njëkohësisht ndërkohë që mami i saj Arba e ka pritur me mjaft sportivitet, aq sa e ka quajtur Atdheun “zemra e mamit”.
Sigurisht e gjitha kjo ka qenë në formën e një shakaje.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											

 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





