INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas plagosjes së polices, nis aksioni për fishekzjarret. E pësojnë dy pronarë dyqanesh

Pas plagosjes së polices, nis aksioni për fishekzjarret. E pësojnë dy pronarë dyqanesh

Publikuar më: 15:38 28-11-2018

Vetëm një ditë pasi Ministria e Brendshme, paralajmëroi se do të ndëshkoheshin ata që importojnë dhe tregtojnë mjete piroteknike, si masë pas asaj që ndodhi me efektiven Ina Nuka, ku nga shpërthimi i një kapsolle iu këputën disa gishta, policia e vendit ka nisur aksionin.

Sot është ushtruar kontroll ne dyqane dhe tregje që tregtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike dhe janë referuar materialet ne prokurori për dy persona, pronare biznesesh.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:

– Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

– D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709