INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas një periudhe staniacioni rriten sërish kërkesat e shqiptarëve për azil! Mësoni sa kanë shkuar këtë vit

Pas një periudhe staniacioni rriten sërish kërkesat e shqiptarëve për azil! Mësoni sa kanë shkuar këtë vit

Publikuar më: 12:57 13-06-2019

Tre vitet e fundit kërkesat për azil të shqiptarëve kanë qënë në nivele të përafërta dhe dukej se shtrëngimet që kanë vënë shtetet e Europës do ta shuanin këtë fenomen. Ky parashikim bie këtë vit, pasi është rritur sërish numri i shqiptarëve, që kanë kërkuar azil.
Të dhënat më të fundit të zyrës europiane për mbështetjen e azilkërkuesve, që i referohen muajit Prill, tregojnë se numri i shqiptarëve që kërkojnë “mbrojtje” në Europë është ende i lartë. Vetëm në prill janë dorëzuar 2.000 kërkesa.
Shifra është 8% më e lartë se në prill të vitit 2018. Pra është e qartë se krahasuar me një vit më parë, tendenca e shqiptarëve për të aplikuar për azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian është rritur ndjeshëm.
Sipas autoriteteve europiane, janë rreth 11.649 shqiptarët që presin nëpër “dyert” e Europës që t`iu pranohet kërkesa për azil. E në këtë situatë ka disi kuptim dhe vendimi i Holandës për të rikthyer regjimin e vizave me Shqipërinë, pasi veç krimit dhe drogës, lidhet edhe me numrin e lartë të azilkërkuesve.
Parlamentit dhe qeveria holandeze, kanë thënë se shqiptarët e kanë keqpërdorur regjimin e liberalizimit të vizave.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211