INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Neymar dhe Bieber, Hamilton e pret një modele...dhe yjet e NBA! [FOTO]

Pas Neymar dhe Bieber, Hamilton e pret një modele...dhe yjet e NBA! [FOTO]

Publikuar më: 10:58 06-06-2016

Një jetë ëndrrash për Lewis Hamilton.

Pasi e zuri gjumi duke u argëtuar më miqtë e tij, një farë Neymar dhe një Justin Bieber, ai zgjohet në krah të një modeleje bikini. Kampioni aktual i Formula 1 e gjeti veten në Monaco ditën e diel, ku u kaloi pak kohë në jahtin e tij privat së bashku me bukuroshen Barbara Palvin. Por siç e tregoi dhe në fundjavë, britaniku 31 vjeçar nuk është mësuar të qëndrojë pa miqtë e tij pranë, të cilët rastisin të jenë ose artistë klasi ose sportistë kampionë në fushat respektive. Këtë herë atij iu bashkuan yjet e NBA, Dwayne Wade dhe Chris Boch, në shoqëri të grave Gabrielle Union dhe Adrienne. Pra, jo tamam emra dosido.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443