INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi në lidhje me vajzën e Sabianit? Keisi Medini e thotë publikisht: Unë dhe Seldi jemi...[FOTO]

Pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi në lidhje me vajzën e Sabianit? Keisi Medini e thotë publikisht: Unë dhe Seldi jemi...[FOTO]

Publikuar më: 19:23 17-01-2019

Prej nëntorit të vitit të kaluar, Seldi kishte paralajmëruar bashkëpunimin me Keisi Meidinin, vajzën e këngëtarit Sabiani. Dhe para pak ditësh kënga e tyre “S’ka dashni” u publikua në “YouTube”. Kjo këngë vjen e finalizuar edhe me videoklip, në të cilën artistët shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Tekstin duket se e kanë shkruar vetë Keisi dhe Seldi, ndërsa disa nga fjalët që këndon ky i fundit janë:

“S’të kam tradhtuar/ A jam duke të munguar/ Thuaj ku je të vij/ T’ia nisim nga e para/ Jeta është shumë e shkurtër/ S’ia vlen të bëjmë gara”.

E pas këtij bashkëpunimi të shumta kanë qenë thashethemet se mes Kejsit dhe Seldit mund të kishte lindur diçka, por sot tek “Ftesë në Pesë”, Kejsi i sqaroi njëherë e mirë të gjitha.

“Seldin e kam si vëlla, jemi rritur bashkë. Kjo për shkak të lidhjes që ka pasur me babin”. – u shpreh Kejsi, e njohur ndryshe si e bija e Sabianit.

Por, a ishte kënga “S’ka dashni” një dedikim nga ana e Seldit, për ish-partneren e tij Mimoza Shkodra?

“Duhet të pyesni Seldin”, tha Kejsi duke qeshur.

sab.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436