INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza Shkodra anullon koncertin në Tiranë! Akuzon organizatorin e club-it për…[ FOTO]

Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza Shkodra anullon koncertin në Tiranë! Akuzon organizatorin e club-it për…[ FOTO]

Publikuar më: 14:15 27-09-2018

Kohëve të fundit, Mimoza Shkodra dhe Seldi janë lakuar gjatë në titujt rozë për shkak të ndarjes së tyre.

Ndërkohë që Seldi e konfirmoi ndarjen publikisht në “Dance with Me”, nga Mimoza nuk kemi marrë asnjë reagim.

Duket se ajo ka vazhduar jetën e karrierën e saj me koncerte dhe evente të ndryshme.

Por duket se së fundmi, këngëtares i është dashur të anullojë një koncert në Tiranë pasi organizatori i një club-i nuk ka kryer detyrimet.

“Të dashur fansa në Tiranë, në këtë event unë nuk do të jem e pranishme, pasi organizatori i këtij club-i nuk i ka kryer obligimet e kërkuara! Shihemi së shpejti në Tiranë herë të tjera”, shkruan këngëtarja.

mimoza_shkodra1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395