INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Bearti, Tea bëhet sërish bashkë me Andin, por befasojnë me fjalët për njëri-tjetrin: Je naive…

Pas ndarjes nga Bearti, Tea bëhet sërish bashkë me Andin, por befasojnë me fjalët për njëri-tjetrin: Je naive…

Publikuar më: 12:29 05-04-2021

Tea dhe Andi ishin çifti fasadë që dolën nga Përputhen. Që pas daljes e deri më sot dyshen nuk i kemi parë asnjëherë së bashku. Të gjithë e kujtojmë momentin kur imazhi i tyre u pa me një sy tjetër për shkak të mashtrimit që bënë si të dashuruar.

Pak ditë më parë Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre dhe dyshja e vjetër duket se kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre. Tea dhe Andi kanë qenë së bashku në rubrikën Trotuar dhe me sa pamë raporti i tyre nuk ishte aspak i acaruar.

Andi tha fjalët më të mira për Tean duke u shprehur se ajo përpiqet që të shikojë gjithmonë anën pozitive tek gjërat.

 “Mendoj se është naive për faktin se përpiqet gjithmonë të shikojë anën pozitive te gjërat, prandaj dhe shpesh duket ajo gënjeshtra e Teas. Ajo thjesht do të jetojë privatësinë e saj. Ndërsa është e vërtetë sepse i ka nxjerrë të gjitha të vërtetat me kalimin e kohës, e ka mbajtur naiviteti që t’i shprehë avash avash”, tha Andi.

 Nga ana tjetër, në fund të këtij debati, Edi Manushi i krkoi Teas që t’i vlerësonte me nga një notë të gjithë të pranishmit në studio.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte nota më e lartë që Tea dha, një 10-të për Andin.

Article Logic
Execution time: 0.003187894821167