INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes, Ledjana dhe Mevlani kalojnë ditën bashkë?! Ja DETAJI që i nxori zbuluar

Pas ndarjes, Ledjana dhe Mevlani kalojnë ditën bashkë?! Ja DETAJI që i nxori zbuluar

Publikuar më: 17:27 12-06-2021

Ledjana dhe Mevlani përkundër konfirmimit të ndarjes vazhdojnë të mbesin nga çiftet më të pëlqyera në “Për’puthen”.

Dyshja edhe pse të ndarë thuajse çdo ditë hidhnin ndonjë kunjë drejtuar njëri-tjetrit, shpesh duke u shprehur edhe të mërzitur.

Por pas gjithë asaj zhurme dyshja duket se janë takuar sërish.

Ditën e djeshme stafi i programit bashkë me ish-konkurrentët zhvilluan audicione për sezonin e ri dhe aty u pa edhe Ledjana.

Ajo publikoi disa video ku shfaqej bashkë me Arjanin dhe thoshte jemi vetëm ne të dy.

 

Pooor nuk ishte kështu! Në disa fotografi të shkrepura shihet se nga i njëjti vend del edhe Mevlani i shoqëruar me Arjanin.

 

Gjithashtu pamje të shumta edhe të konkurrentëve të tjerë zbuluan se në audicionet e djeshme ishte edhe Mevlani i pranishëm.

 

Pretendimet e fansave se Arjani i bashkoi edhe këta dy pas Sarës e Atdheut në një mënyrë i ka konfirmuar edhe opinionisti, i cili ka shpërndarë postimin

Article Logic
Execution time: 0.0033321380615234