INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lajmit se është ndaluar nga policia, reagon menjëherë “kaubojsi” Eduart Ndocaj [FOTO]

Pas lajmit se është ndaluar nga policia, reagon menjëherë “kaubojsi” Eduart Ndocaj [FOTO]

Publikuar më: 22:14 10-10-2017

Menjëherë pas publikimit në media të lajmit për arrestimin e tij ka reaguar ish-deputeti Eduard Ndocaj.

Përmes një postimi në “Facebook” Ndocaj ka hedhur poshtë lajmin duke bashkëngjitur një foto ku shfaqet në traget duke udhëtuar drejt Italisë.

“Nuk ka asnjë ndalesë apo arrest për ish-deputetin Eduart Ndocaj.  Kjo foto është live nga trageti qe po udhëton drejt Italisë.  Sa i përket çështjes ne fjale se shpejti do te publikojmë një deklarate nga avokati i tij ne Shqipëri.  Mediat është mire te bëjnë verifikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo është abc e gazetarisë serioze”, shkruan Ndocaj.

Kujtojmë që për ndalimin e Ndocajt në Portin e Durrësit doli një njoftim nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian një shume eurosh. Ne përfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire për veprën penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834