INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mohuan akuzat, por video e re nxjerr bllof të dyshuarat për vrasjen e vëllait të Kim Jong Un

Mohuan akuzat, por video e re nxjerr bllof të dyshuarat për vrasjen e vëllait të Kim Jong Un

Publikuar më: 22:01 10-10-2017

Vietnamezja Doan Thi Huong 29-vjeçare dhe indoneziania Siti Aisyah 25-vjeçare, janë të dyshuarat e vetme për vrasjen e vëllait të liderit koreano-verior, Kim Jong Un, por ato nuk e kanë pranuar fajin para gjykatës. Të dyshuarat thuhet se kanë gjuajtur toksinë në fytyrën e gjysmë-vëllait të diktatorit të Koresë Veriore gjatë kohës kur ai po priste fluturimin e tij në aeroport.
Megjithatë avokatët e tyre ka thënë se sulmuesit janë katër spiunë, të cilët menjëherë pas sulmit janë larguar nga Malajzia.
Mirëpo kamerat e kanë gënjyer Doan Thi Huong, pasi ajo është kapur duke bërë një sulm agresiv ndaj vëllait të Kim Jong.
Një grua vietnameze e akuzuar për vrasjen e vëllait të liderit Koreano-Verior, Kim Jong Un, është kapur nga kamerat duke sulmuar atë, vetëm dy ditë pasi kishin realizuar një sulm të njejtë me këtë.
Zyrtari i policisë Wan Azirul Nizam Che Wan Aziz është shprehur se ka patur disa ndryshime të mëdha të lëvizjes së Houng në dy regjistrimet televizive të bëra në sallën e nisjes së aeroportit.
Por pamjeve të siguruara nga policia, agjenti është shprehur: “Për mua është një akt agresiv. Diferencat e tjera i pashë te lëvizjet e saj, ku duke i krahasuar me filmimet e para, e akuzuara Doan lëvizte shumë me nxitim duke përdorur emrin Huong”.
Nëse ato shpallen fajtore, do të dënohen me varje.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055