INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lajmeve për skandalin e tradhëtisë, Princ William dhe Kate Middleton shfaqen më të dashuruar se kurrë

Pas lajmeve për skandalin e tradhëtisë, Princ William dhe Kate Middleton shfaqen më të dashuruar se kurrë

Publikuar më: 19:19 15-07-2019

Pak kohë më parë, Princ William u bë pjesë e një skandali, ku u tha se ai kishte pasur një lidhje me Rose Hanbury, një mikeshë e afërt e bashkëshortes së William, Kate Middleton. Pasi këto thashetheme u bënë publike, asnjë nga familja mbretërore nuk reagoi, por pas paraqitjes së fundit të çiftit duket se këto akuza ndaj William kanë qenë fallco.

Në ‘Wimbledon’, çifti mbretëror kishte vendosur të bënte paraqitjen e tyre me veshje të kombinuara, ku tek të dy dominonte një ngjyrë blu e butë. Sipas specialistëve, ky veprim tregon marrëdhënien e ngushtë të çiftit dhe faktin se këtë duan ta tregojnë edhe në publik, ndërsa specialistët e gjuhës së trupit janë shprehur se kontakti sy më sy i shpeshtë, buzëqeshja e sinqertë dhe distanca e trupit tregon se ata janë miq të mirë, por dhe një çift i martuar që kuptohen mirë.

gettyimages-1162064009.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055