INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjoralba hapi sërish debatin e sherrit, reagon Olti Curri: ''Të bëra të famshme, nuk më the as…''[FOTO]

Fjoralba hapi sërish debatin e sherrit, reagon Olti Curri: ''Të bëra të famshme, nuk më the as…''[FOTO]

Publikuar më: 20:44 15-07-2019

Fjoralba Ponari dhe Olti Curri kanë filluar një debat public me njëri-tjetrin, kohë më parë, i cili është hapur sërish së fundmi pas deklaratës së Fjoralbës në emisionin “E Diell”.

Moderatorja e vënë përpara një audicioni nga regjisorja Dalina Buzi pyetjes se si e komentonte debatin midis saj dhe Olti Currit e shpjegoi në këtë mënyrë:

“Nuk dua ta trajtoj si rast specifik, sepse mendoj që kam marr mjaftueshëm vëmendje nga kjo gjë. Komente negative ka pasur edhe përpara këtij rasti edhe gjatë këtij rasti, të cilat nuk më kanë penguar që të vazhdoj drejt suksesit që aspiroj. Për sa i përket rastit në fjalë, unë nuk lejoj që një njeri të shtrembëroj imazhin tim duke u kapur, duke cunguar një lapsus, një gabim njerëzor për përfitimet e tij vetjake. Këtu është limiti. Një vakt e hëngri prej meje dhe aty u mbyll.”- është shprehur moderatorja.

Ndërkohë Olti Curri nuk ka qëndruar I heshtur përpara kësaj deklarate. Blogeri dhe opinionisti i njohur në përgjigjen që i ka kthyer kërkon një falenderim nga Fjoralba sepse ishte ai personi që e veçoi“mes turmës së vajzave të ekranit” duke ironizuar se Fjoralba ende nuk ka formuar një imazh të sajin: 

“Imazh!!! Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh! Shikoj që Fjoralba ende gëzon dhe flet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj profesionale (sa fjalë e madhe profesion). Ngjarja që e bëra të famshme se deri në atë kohë qëndronte (çështë e vërteta me dinjitet) mes turmës së vajzave të ekranit. (Kur flitej për emisionin në mesin e publikut, gazetarëve dhe bloggereve ishte: Ajo bjondja që del me Manushin dmth jo Marina ajo tjetra.) Edhe sot që po e përmend po e nxjerr prap nga turma, ku do t’i kthehet përsëri për të mos u nxjerrë më kurrë”, shkruan Olti me ironi.”

-640-0-5d2ca791093d8.jpg

-640-0-5d2ca791c1d6f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875