INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas djegies të Katedrales e kërkonte e gjithë bota! Shfaqet babai i fotos virale, që mori 105 mijë ''SHARE''

Pas djegies të Katedrales e kërkonte e gjithë bota! Shfaqet babai i fotos virale, që mori 105 mijë ''SHARE''

Publikuar më: 11:01 19-04-2019

Fotoja e një babai me vajzën që u shkrep 1 orë para djegies së Kategrales së Parisit bëri jehonë në mediat sociale. Babë e bijë kërkoheshin nga e gjithë bota, pasi një turiste amerikane publikoi foton në Tëitter. Brooke Windsor, turistja 23-vjeçare që bëri fotografinë tha se më në fund burri e kontaktoi nëpërmjet Twitter-it duke e falenderuar për foton e bukur.

Në një postim në Twitter, fotografja shkruan: Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: ‘Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të.’ Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira.”
Brenda një kohe të shkurtër postimi i Brooke ku i kërkonte babain me vajzën u bë 105 mijë herë share nga njerëz në të gjithë botën.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332