Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka nxitur spekulime për një përfshirje të mundshme të tij në edicionin e tretë të “Ferma VIP”.
Rexha ka publikuar një postim në Instagram që është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i mundshëm për pjesëmarrjen e tij në reality show-n e shumëpritur.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje konkrete apo një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me këtë çështje.
Reagimet e fansave nuk kanë munguar, duke e lidhur menjëherë publikimin me një eksperiencë të re televizive për këngëtarin.
Kjo do të ishte hera e dytë që ai bëhet pjesë e një formati të tillë, pas eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, e cila e bëri më të njohur për publikun.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një pjesëmarrje reale në “Ferma VIP” apo për një strategji për të rritur interesin e ndjekësve.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, as nga vetë Rexha dhe as nga produksioni i spektaklit.
Ndërkohë, “Ferma VIP 3” pritet të nisë më 27 mars, nën moderimin e Arbana Osmanit. Në panelin e opinionistëve do të jenë figura të njohura si Ermal Mamaqi, Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani.









18 Mar 2026 





