INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ardhjes në jetë të Poem Blu, mami Sara dhe babi Ledri marrin këtë VENDIM të papritur!

Pas ardhjes në jetë të Poem Blu, mami Sara dhe babi Ledri marrin këtë VENDIM të papritur!

Publikuar më: 16:35 24-12-2020

Shtatë ditë më parë, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, u bekuan me fëmijën e tyre të parë. Sara solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzoi me emrin super të veçantë, Poem Blu.

Bebushja e tyre është kthyer në fëmijën më të komentuar këto ditë në media e rrjete sociale, madje as Sara dhe as Ledri nuk na i kanë kursyer fotot e të voglës në rrjete sociale.

Sot, ata ndanë foton shumë të ëmbël si një familje mirëpo Ledri nuk është mjaftuar me kaq. Reperi ka ndarë në llogarinë e tij edhe një foto me të voglën, të cilën e ka shëtitur sot me karrocë.

Madje, ajo që na ra në sy krahas kësaj fotoje kaq të ëmbël është fakti që Ledri dhe Sara i kanë hapur bebushes një llogari në Instagram! Momentalisht, llogaria e saj është private dhe ndjek vetëm dy persona (sigurisht Ledrin dhe Sarën), ndërsa ne po presim me padurim që kjo llogari të bëhet aktive e çifti të publikojë sa më shumë poza të Poem Blu-së!

111-6.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432