INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas akuzave të përdhunimit, gjykata e Las Vegas merr vendimin për Cristiano Ronaldo-n [FOTO]

Pas akuzave të përdhunimit, gjykata e Las Vegas merr vendimin për Cristiano Ronaldo-n [FOTO]

Publikuar më: 11:03 23-07-2019

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mire dhe më i fuqishmi në të gjithë botën ku gjithmonë është në qendër të vëmendjes.

Që nga shtatori i vitit të kaluar Cristiano është vënë në qendër të mediave për shkak të akuzave të përdhunimit që rëndojnë mbi të, ku u akuzua se kishte pwrdhunuar një femër në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Modelja ka deklaruar se pas aktit të rëndë Ronaldo i ofroi asaj 375 mijë dollar në shkëmbim të heshtjes.

4621530-6223165-Ronaldo_said_they_were_trying_to_use_his_name_to_promote_themsel-a-75_1538270698576.jpg

Para 10 muajsh kjo çështje shkoi deri në gjykatë dhe tani pas kaq shumë muajsh ka dalë vendimi për fatin e futbollistit.

Mediat e huaja shkruajnë se prokurorët për shkak se pretendimet kundrejt futbollistit nuk mund t’i provojnë, asnjë akuzë penale nuk do të merret për të.

Ju rikujtojmë se vetë futbollisti i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat nëpërmjet një deklaratë të bërë menjëherë pas fjalëve të modeles Kathryn, i cili pas kësaj deklarate është ndjerë më i qetë.

“Mohoj kategorikisht çdo akuzë që po lëshohet ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, i cili qëndron në kundërshtim me atë çka unë besoj. Refuzoj të ushqej një spektakël mediatik të krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovohen në kurrizin tim. Ndërgjegjja ime e qetë do më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”- është shprehur Ronaldo në intervistën që ka dhënë.

ronaldo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019271373748779