INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas akuzave për përdhunim, shpërthen ish e dashura e Ronaldos: ‘’Ju tregoj kush është, një psikopat dhe gënjeshtar i sëmurë...

Pas akuzave për përdhunim, shpërthen ish e dashura e Ronaldos: ‘’Ju tregoj kush është, një psikopat dhe gënjeshtar i sëmurë...

Publikuar më: 17:51 09-01-2019

Ish e dashura e Cristiano Ronaldos është bërë pjesë e betejës së famshme kundër portugezit në lidhje me abuzimet që ai ka bërë me femrat.

Pas denoncimit të Kethrin Majorgës se Ronaldo e ka keqtrajtuar dhe përdhunuar në Las Vegas, tashmë Jasmin Lenard thotë se ka fakte të reja për veprime abuzive të lojtarit.

Jasmin dhe Ronaldo kanë dalë së bashku disa vite më parë, dhe pretendon se ka mjaftueshëm prova për të treguar fytyrën e vërtetë të Cristianos.

Do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar. Kam mesazhe dhe regjistrime, që do të jenë të paçmueshme për Kethrin dhe ekipin e saj ligjor, për të treguar natyrën e tij të vërtetë si njeri. Qindra mesazhe kam prej tij. Dëshmi të epsheve seksuale, që pasqyrojnë më së miri situatën e Majorgan.

Po ta analizosh në thellësi sjelljen e tij, kupton se ka problem serioze të shëndetit mendor. Ai është një gënjeshtar dhe psikopat. Askush nuk do t’i besonte gjërat që unë do të ndaj me publikun, nëse nuk do të kisha prova. Por, fatmirësisht, kam ruajtur gjithçka, sepse jam një vajzë e zgjuar”, shkruan ish e dashura e Ronaldos ne “Twitter”.

 ronaldo_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553