Flamurtari nuk merr më tepër se një barazim me Lushnjën e Kategorisë së Parë. Nga ekipi i vlonjatëve binte në sy mungesa e kapitenit Bushiç dhe mbrojtësit Franc Veliu, që tregon edhe njëherë krizën e ekipit vlonjat.
Në Antalya ndërkohë Partizani mori një barazim në miqësoren me turqit e Sivaspor. Partizani shënoi i pari, por në të 67-tën erdhi barazimi nga pika e 11 metërshit. Ndërkohë miqësorja Tirana-Skënderbeu mbaroi me shifrat 1-2 për “Ujqërit e Dëborës”, të cilët bënë një përmbysje në pjesën e dytë.
Kukësi mori një humbje zhgënjyese ndaj Istanbul Bashakshehir, e cila tregon se ekipi nuk është akoma gati dhe blerjet e reja nuk janë integruara akoma në ekip.








22 Feb 2026 





