INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas aksidentit të kolegëve, Klajdi Haruni na emocionoi të gjithëve me fjalët e tij për miqtë e ‘Threedots’ [FOTO]

Pas aksidentit të kolegëve, Klajdi Haruni na emocionoi të gjithëve me fjalët e tij për miqtë e ‘Threedots’ [FOTO]

Publikuar më: 12:27 09-09-2019

Pra dy javësh, dy artistë pjesë e grupit “Three Dots” bëhet fjalë për këngëtarin Bruno dhe muzikanti Mir Vathi janë përfshirë në një aksident të frikshëm automobilistik, ku ngjarja ishte ndodhur në Maliq, në afërsi të Korçës, ku dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar për të marrë pjesë në një koncert.

69005906_489273161890124_1433006582655877120_n.jpg

Së fundmi, Klajdi Haruni ka gjetur mënyrën më të bukur për t’u uruar shokëve të tij, rikuperimin pas aksidentit të ndodhur rreth dy javë më parë.

Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet së bashku me Brunon dhe Mir Vathin i cili e ka shoqëruar me një shkrim të bukur anash fotos:

“Bashkë na shtohet jeta”- ka shkruar Klajdi.

Djemtë e “Threedots” janë shfaqur për herë të parë së bashku, pas ngjarjes së rëndë, ku fatmirësisht dy këngëtarët, Mir Vathi dhe Bruno pësuan vetëm disa lëndime të lehta dhe tashmë janë mirë nga gjendja shëndetësore.

BRUNO-3DOTS.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215