INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 16 vitesh së bashku, çifti i famshëm i japin fund martesës së tyre!

Pas 16 vitesh së bashku, çifti i famshëm i japin fund martesës së tyre!

Publikuar më: 23:29 13-01-2022

Jason Momoa dhe Lisa Bonet i kanë dhënë fund martesës së tyre katër vjeçare pas një lidhje dashurie që zgjati plot 16 vjet.

Lajmin e ka bërë të ditur vet çifti përmes një deklarate në rrjete sociale.

Një revolucion po ndodh ~ dhe familja jonë nuk bën përjashtim. Ne po ndahemi, jo sepse mendojmë se martesa nuk është e vlefshme por që të vazhdojmë jetën tonë me dinjitet dhe ndershmëri. Dashuria mes nesh vazhdon, evoluon në mënyra që dëshiron të njihet dhe të jetohet. Ne e çlirojmë njëri-tjetrin për të qenë ata që po mësojmë të bëhemi… përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë. Dashuria mund të mbizotërojë”, thane ata në deklaratën e tyre duke vendosur në fund “J & L”.

Dyshja u martuan në tetor të vitit 2017 pas 12 viteve lidhje dashurie.

Kjo ishte martesa e parë për Momoa dhe e dyta për Lisan, e cila ishte e martuar më parë me rokein Lenny Kravitz.

Çifti ka dy fëmijë: djalin Nakoa-Wolf Manakauapo Namakaeha Momoa, 13 vjeç dhe vajzën Lola Iolani Momoa, 14 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715