Partizani vazhdon përforcimet në merkato. Para mbylljes së fazës përgatitore vjen një tjetër emër për mbrojtjen. Bëhet fjalë për Jetmir Krasniqin, që vjen nga ekipi i Luganos, ku nuk ka gjetur hapësirat e duhura.
Ai ka luajtur dhe me përfaqësuesen e Kosovës dhe do jetë një alternativë e mirë për Gegën në krahun e djathtë të repartit defensiv.
Fatjon Jusufi, Alesio Hyseni, Dilaver Duke dhe Lum Rexhepi janë afrimet e tjera të kryeqytetasve, që do synojnë të “blindojnë” mesfushën dhe mbrojtjen.
Ndërkohë, sulmuesi Karikari përfundimisht nuk vjen tek klubi dhe klubi është ende në kërkim.









19 Feb 2026 





